
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubini i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.
Pas disa orësh seancë plenare, në Kuvend ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama.
Pas mbërritjes së tij demokratët kanë bllokuar sërish foltore dhe pas kësaj janë mbyllur diskutimet dhe u kaluar direkt në votim.



