
Sulmuesi gjerman Karim Adeyemi ka folur për herë të parë si futbollist i Barcelonës, duke mos e fshehur entuziazmin për transferimin te gjiganti katalanas.
Në konferencën e tij prezantuese, Adeyemi e cilësoi Barcelonën si klubin më të madh në botë dhe tha se është një nder i madh të veshë fanellën “blaugrana”, shkruan Indeksonline
“Jam shumë i emocionuar. Mendoj se do të luaj për klubin më të madh në botë. Të gjithë bëjnë tifo për Barcelonën dhe është një nder i madh për mua të jem këtu”, deklaroi sulmuesi gjerman.
Adeyemi foli edhe për bashkëlojtarin e tij të ri, Lamine Yamal, të cilin e konsideron një nga talentet më të mëdhenj të futbollit.
“Lamine Yamal është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mendoj se mund të lidhemi shumë mirë në fushë”, u shpreh ai.



