
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, në kuadër të angazhimeve të tij të vazhdueshme dhe angazhimit të tij të palodhur gjatë ditës së sotme ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër, por mjaft intrigues: “Diçka e madhe po vjen…”, duke nxitur interesim të madh në opinion.
Sipar një burimi për Top24, bëhet fjalë për realizimin e 119 vendimeve të punësimit në Spitalin Klinik të Tetovës, një zhvillim që pritet të përforcojë kapacitetet e institucionit shëndetësor dhe të përmirësojë funksionimin e shërbimeve për qytetarët sidhe të lehtësoj jetën e të punësuarve në këtë institucion.
Elezi zyrtarisht ende nuk ka një njoftim zyrtar me detaje për strukturën e vendeve të punës apo afatet e realizimit, ndërsa pritet që drejtoria e spitalit të dalë së shpejti me më shumë informacione të cilat janë shumë të mirëseardhura, shkruan Top24



