LajmeMaqedoni

Arrestohen dy persona në Gostivar, gjatë kontrollit u gjet substancë e dyshuar

Më 22.07.2026 në orën 17:40 në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat D.S.(27) dhe J.H.(27), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit te D.S. është gjetur një lëndë e bardhë pluhur, ndërsa te J.H. është gjetur një kartëmonedhë prej 1000 denarësh me mbetje të lëndës së bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close