
Por, duket se këto zëra tashmë janë hedhur poshtë.
Dyshja ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha aludimeve, duke u shfaqur sërish së bashku.
Pak para koncertit të fundit në Shëngjin, Gjesti ka ndarë në Instastory një fotografi pranë DJ Gimbos, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë pozitive.
Pamja e tyre së bashku ka mjaftuar për të qetësuar fansat, duke treguar se miqësia dhe bashkëpunimi mes Gjestit dhe Gimbos vazhdojnë të jenë të forta, pavarësisht mungesës së daljeve të përbashkëta në publik.
Ata në muajin maj sollën edhe një album që rezultoi tejet i suksesshëm.




