BotaLajmeTopLajm

Kongresi amerikan miraton 1.15 trilion dollarë për mbojtjen

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me një diferencë të ngushtë versionin e saj të projektligjit vjetor për politikën e mbrojtjes, i njohur si NDAA, që parashikon një buxhet rekord prej 1.15 trilion dollarësh për vitin fiskal 2027.

Projektligji u miratua me 216 vota pro dhe 212 kundër, në një votim që u zhvillua pothuajsee tërësisht sipas vijave partiake.

Vetëm shtatë republikanë votuan kundër, ndërsa gjashtë demokratë mbështetën nismën.

Demokratët kundërshtuan nivelin e lartë të shpenzimeve ushtarake, duke argumentuar se ato vijnë në një kohë kur administrata e Presidentit Donald Trump dhe republikanët po reduktojnë fondet prer programet sociale.

Nga ana tjetër, republikanët mbrojtën projektligjin, duke theksuar se financimi është i domosdoshëm për forcimin e kapaciteteve ushtarake amerikane, zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes, modernizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e kushteve për personelin ushtarak.

Paketa përfshin edhe rritje pagash deri në 7% për trupat, si dhe investime në ndërtimin e kazermave dhe banesave për familjet e ushtarakëve.

Projektligji pritet të kalojë tashmë për shqyrtim në Senat, ku mund të pësojë ndryshime përpara se t’i dërgohet Presidentit për miratim përfundimtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close