LajmeRajonSport

Baneri skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Klubi irlandez Larne ka reaguar zyrtarisht pas polemikave të krijuara nga shfaqja e një flamuri me përmbajtje politike gjatë përballjes ndaj Crvena Zvezdës, e vlefshme për raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përmes një komunikate, drejtuesit e klubit theksuan se incidenti nuk përfaqëson qëndrimin e Larne FC dhe se stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë sapo e identifikoi flamurin në tribunë.

“Larne FC është në dijeni të një fotografie që po qarkullon nga ndeshja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve kundër FK Crvena Zvezda në Inver Park. Gjatë pjesës së parë, një flamur me përmbajtje politike u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën McKay. Sapo kjo u vu re, stafi i sigurisë së stadiumit reagoi menjëherë për ta hequr flamurin”, thuhet në deklaratën e klubit transmeton Klankosova.tv.

Reagimi i Larne vjen pasi fotografia e flamurit u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta.

Klubi theksoi se veproi me shpejtësi për të larguar flamurin dhe për të shmangur çdo mesazh me karakter politik gjatë ndeshjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close