LajmeSport

PSG pranë supergoditjes

Yan Diomande mbetet i vendosur që karrierën ta vazhdojë te Paris Saint-Germain, pavarësisht interesimit të madh nga klubet e Premier League.

Sipas raportimit të TEAMtalk, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City kanë kontaktuar përfaqësuesit e anësorit, duke tentuar ta bindin për një transferim në Angli.

Megjithatë, prioriteti i futbollistit vazhdon të jetë PSG-ja. Kampionët e Francës janë të gatshëm të paguajnë rreth 110 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa bisedimet me RB Leipzig po avancojnë në drejtim pozitiv.

Nëse palët arrijnë marrëveshje, Diomande do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close