LajmeMaqedoni

Aksion policor në Gostivar, ndalohen dy shtetas për keqpërdorim të qëndrimit turistik

Policia ka zhvilluar një aksion kontrolli në një objekt hotelerie në Gostivar, ku janë ndaluar dy persona për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të qëndrimit turistik në vend.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Gostivar, gjatë natës mes 21 dhe 22 korrikut 2026, në periudhën nga ora 00:20 deri në 01:10, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll aksional në një objekt hotelerie në rrugën “Ilinden” në Gostivar.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera, policia ka konstatuar se A.L. (45) nga Kosova dhe A.G. (63) nga Shqipëria dyshohet se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në territorin e vendit.

Dy personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa ndaj tyre do të vijojë procedura përkatëse ligjore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close