LajmeSport

Philipsen fiton etapën e 17-të të ‘Tour de France’, Pogaçar ruan fanellën e verdhë

Çiklisti belg Jasper Philipsen arriti fitoren e tij të parë në ‘Tour de France 2026’, duke triumfuar në sprint në etapën e 17-të, falë një pune të shkëlqyeshme të shokut të skuadrës, Mathieu van der Poel, i cili e udhëhoqi në mënyrë perfekte në metrat e fundit drejt vijës së finishit në Voiron.

Ky ishte suksesi i shtatë i Philipsenit në historinë e Tour-it dhe i treti radhazi për Belgjikën në këtë edicion, pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të Remco Evenepoelit.

Në vendin e dytë u rendit zvicerani Mauro Schmid (Jayco AlUla), ndërsa i treti përfundoi holandezi Olav Kooij (Decathlon CMA CGM), të dy fitues etapash në këtë edicion të garës.

Etapa prej 174.7 kilometrash, nga Chambéry në Voiron, u karakterizua nga një arratisje masive me rreth 40 çiklistë. Më pas u shkëputën gjashtë garues: Mads Pedersen, Ben Healy, Michal Kwiatkowski, Felix Engelhardt, Jasper Stuyven dhe Ed Planckaert.

Related Articles

Back to top button
Close
Close