
Stuhia e djeshme që që goditi kryeqytetin shkaktoi dëme edhe në një nga simbolet më të njohura historike të Shkupit, përcjell TV21. Nga goditjet e forta të erës dhe reshjet e dendura të shiut janë dëmtuar edhe akrepat e orës legjendare në ndërtesën e Muzeut të Qytetit të Shkupit- e njëjta orë që prej dekadash ka mbetur e ndalur në 5:17, si kujtim i tërmetit katastrofik të vitit 1963.



