LajmeMaqedoni

Ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë pa ndërprerje punën në terren pas stuhisë

Që nga mbrëmja e djeshme, gjatë gjithë natës dhe edhe sot, ekipet vazhdojnë të jenë të angazhuara në terren për sanimin e pasojave të shkaktuara nga stuhia dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në të gjitha zonat e prekura.
Punëtorët sezonalë të Komunës së Çairit, dy ekipe të angazhuara për prerjen dhe krasitjen e drunjve, si dhe kompania e kontraktuar nga Komuna, po intervenojnë në vazhdimësi në rrugët dytësore dhe hapësirat publike që janë në kompetencë të Komunës. Katër kamionë janë vazhdimisht në terren për grumbullimin dhe largimin e degëve, drunjve të rrëzuar dhe mbetjeve të tjera të shkaktuara nga moti i ligë.
Aktivitetet po realizohen në koordinim edhe me ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” dhe NP “Higjiena Komunale”, me qëllim pastrimin dhe rregullimin sa më të shpejtë të hapësirave të prekura.
Puna do të vazhdojë gjatë gjithë ditës deri në përfundimin e intervenimeve të nevojshme, ndërsa pastrimi dhe rregullimi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close