LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Situata drejtë stabilizimit, të ruajmë qetësinë dhe përgjegjësinë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rezultatet e fundit të analizave mikrobiologjike të ujit nga katër pika në Gostivar tregojnë se situata është në përmirësim dhe në proces të stabilizimit.

I ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente dhe informacionet t’i marrin nga burimet zyrtare. Shqetësimi i tyre është plotësisht i kuptueshëm i drejtë, por në këtë moment nevojitet qetësi, maturi dhe bashkëpunim deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave përkatëse.

Nuk duhet të shpejtojmë me gjykime, etiketime apo akuza pa përfunduar puna profesionale e institucioneve. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të ndalet fjalori ofendues dhe përçarës, sepse shëndeti publik duhet të na bashkojë dhe jo të përdoret për përplasje politike.

Shtabi i Krizës është duke kryer detyrat e tij, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet komunale për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Po ashtu, përfshirja dhe mbështetja e Qeverisë dhe e institucioneve qendrore është e rëndësishme dhe e mirëseardhur.

Prioriteti i vetëm duhet të mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, informimi i rregullt dhe transparent dhe kthimi sa më i shpejtë i situatës në normalitet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close