
Kriza me ujin e pijshëm në Gostivar po thellohet nga dita në ditë, ndërsa temperaturat e larta vetëm sa e vështirësojnë edhe më tej jetën e qytetarëve.
Të frikësuar nga infeksionet e mundshme, banorët po shmangin tërësisht ujin e çezmave, duke kërkuar zgjidhje alternative në burimet e fshatrave malore.
Për çfarë e shfrytëzoni?
-Për te makina…
-A laheni me këtë ujë?
-Po. Lahemi.
-D.m.th. enët, vetë ju..
-Po. Për ato gjëra po, për të tjera jo.
-A për të pirë merrni nga ato të qeverisë diku?
-Jo, shkojmë mbushim nëpër çezma lart në male.
-Për çfarë nuk duhet?! Për gjithçka duhet uji…
-Po gjindeni?
-Ne po, por dikush që nuk ka nuk mund të gjindet…
-Normalisht që është vështirë. Pa ujë nuk mbahet! Shkojmë në fshat, e mbushim ujin dhe përdorim atë të fshatit.”
Gazetari: E përdorni për të larë enë?
-Jo! Ujin e marrim nga fshati. Kemi frikë se marrim ndonjë infeksion, spitali është plot! Çfarë do të bëhet halli?! Duhet të përmirësohen shumë gjëra, të korruptuarit duhet të burgosen.
Nga Prokuroria thonë se tashmë organet kompetente kanë dritë jeshile për të ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin e rrjetit të ujësjellësit. Nga Komuna e Gostivarit për bëjnë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Shtabit të Krizës, ndërsa presin rekomandimet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mënyrën se si duhet të pastrohet sistemi i ujësjellësit.



