
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së sotme realizoi një takim me presidenten e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu, e cila ndodhet në vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoni. Mickovski dhe Murmu diskutuan mbi mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë, investimeve, si dhe forcimin e partneritetit në disa fusha me interes të ndërsjellë, shkruan Top24
“Sot patëm një drekë pune me Presidenten e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu, e cila ndodhet në vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoni.
Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, diskutuam mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë, investimeve, si dhe forcimin e partneritetit në disa fusha me interes të ndërsjellë.
Kjo vizitë historike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt hapjes së perspektivave të reja për bashkëpunim midis dy vendeve mike dhe konfirmimit të vendosmërisë së përbashkët për të ndërtuar lidhje më të forta në të ardhmen.” shkruan kryeministri Mickovski.



