
Ndërsa vijojnë diskutime në seancën plenare, deputeti i PD Saimir Korreshi ka marr fjalën për procedurë nga vendi.
E ndërsa mikrofoni i ishte hapur, ai kërkonte vëmendjen e kryetarit Niko Peleshi, ndërsa ky i fundit po shkëmbente informacione me një prej punonjësve të Kuvendit.
Ka qenë ky moment kur Korreshi ka nisur t’i drejtohet me ironi, të cilave i është përgjigjur më pas edhe Peleshi.
Pjesë nga diskutimi:
Korreshi: O shoku kryetar, alo, alooo, shoku kryetar?
Peleshi: Atë shokun kryetar shko dhe takoje atje ku i ke shokët
Korreshi: Dakord po mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim këtu për procedurë
Peleshi: Nuk është festivali folklorik, është seancë plenare
Korreshi: Po ti ku ishe? Ishe në gjumë? Ty po kërkojmë
Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua se unë nuk ju drejtohem me ty, ti…
Korreshi: I nderuar dhe fort i respektuar shoku kryetar, po ju drejtohem me juve ju



