
Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherit bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.
Mexhiti e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë që ka prekur të gjithë, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave.
Ai bëri të ditur gjithashtu se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Kosovë.
“Në këto çaste të rënda, lutemi që të ndjerët të prehen në paqe dhe u qëndrojmë pranë familjeve të tyre”, ka theksuar Mexhiti.



