
Një ndeshje mund ta humbasësh, por të paktën tento ta luash. Argjentina doli me kocka të thyera nga finalja me Spanjën, nuk luajti dhe me të drejtë humbi. La Roja e dominoi totalisht ndeshje në 120 minuta lojë dhe fitoi me rezultat të ngushtë vetëm falë portierit Emiliano Martinez, i cili pas një pjese të parë të ekuilibruar, e shpëtoi portën e skuadrës së Scalonit që mendoi vetëm të mbrohej.
Dhe në fund drejtësia e fushës së gjelbër shpërbleu atë të tentoi vërtet për të krijuar dhe të luajë futboll në një finale që do të kujtohet më shumë për lotët e Lionel Messit pas fërshëllimës së fundit. Për më tepër për të dhuruar spektakël duhet të jenë dy skuadra dhe në fakt në New York nuk ndodhi kështu.
Strategjia e Scalonit që gaboi këtë radhë me të gjitha zgjedhjet e mundshme, penalizoi edhe Lionel Messin që shpresonte të fitonte titullin e dytë botëror radhazi për të shkruar historinë. Dhe në fund, ‘Pleshti’ preku shumë pak topa, duke u bërë viktimë e strategjisë së trajnerit të tij dhe tani ai Top i Artë që dukej se po shkonte direkt në shtëpinë Messi mund të përfundojë diku tjetër.
Shumë të përditshme ndërkombëtare bënë analizën për Argjentinën, por ajo që u shfaq më e ashpër ishte ‘L’Equipe’. ‘Argjentina nuk kishte nevojë për një mrekulli për të fituar, por për vjedhjen më të madhe në historinë e finaleve të Kupës së Botës, sepse kampionët në fuqi nuk luajtën, nuk sulmuan e as nuk e spostuan ndeshjen në fushat e tyre helmuese të preferuar, nuk ekzistuan-ishin fjalët e ashpra të ‘L’Equipe’ që është e vështirë, për të mos thënë e pamundur që të përgënjeshtrohen.
Kjo, sidomos nëse sheh disa të dhënë nga ndeshja e luajtur në MetLife Stadium. Argjentina është skuadra e parë në historinë e botërorëve që nuk kreu asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje finale. Goditën vetëm Messi dhe Simeone në fund të kohës shtesë, por pa e impenjuar Unai Simon; deri në minutën e 117 indeksi i rrezikshmëriusë në zonë të Messi me shokë, xG, ishte thuajse zero. Madje edhe vetë Messi në 15 minutat e para të sfidës nuk preku asnjë top.
Ndër të dhënat e shumta të ofruar nga Opta rezulton edhe një tjetër statistikë; nga 900 ndeshje të analizuar nga 1966 e më sot, vetëm 3 skiadra nuk kanë bërë gjuajtje në një ndeshje Botërori; Argjentina e finales së Neë Yorkut, Kostarika në ndeshjen ndaj Spanjës në 2022 dhe Brazili në 1990. Ajo që flet akoma më shumë është fakti se portieri Emiliano Martinez ishte ai që preku më shumë topa duke qenë më lojtari më i mirë i një Argjentine që kishte gjysmën e pasimeve të kryera në krahasim me Spanjën me këtë të fundit që kishte një zotërim të topit prej 65%. Me fjalë të tjera fitorja e La Roja ishte e pastër dhe dha një mesazh të qartë; vetëm me grintë dhe karakter nuk fitohet gjithmonë.



