LajmeMaqedoni

Parlamenti e konstatoi dorëheqjen e gjykatësit kushtetues Goce Naumovski

Kuvendi në fillim të seancës së sotme plenare e kostatoi dorëheqjen e gjykatësit kushtetues Goce Naumovski.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski kumtoi se është i informuar nga Naumovski se nuk do ta arsyetojë dorëheqjen para deputetëve.

“Bazuar në nenin 121, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit, gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Goce Naumovski, mund ta arsyetojë dorëheqjen e tij, por meqenëse jam informuar se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese nuk do ta arsyetojë dorëheqjen e tij në seancën e Kuvendit, konkludoj se në përputhje me nenin 121, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit, gjykatësit kushtetues i ndërpritet funksioni”, Milloshoski.

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski dha dorëheqje nga funksioni më 16 korrik. Gjykata Kushtetuese informoi në atë kohë se Naumovski nuk kishte paraqitur informacion zyrtar në lidhje me dorëheqjen, por kryetari i gjykatës, Darko Kostadinovski, mori konfirmim për dorëheqjen në një bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Pas largimit të tij, Gjykata Kushtetuese do të mbetet me shtatë gjykatës.

Naumovski u zgjodh gjykatës kushtetues nga Kuvendi më 18 shkurt të këtij viti me 63 vota “pro”, shtatë kundër dhe asnjë abstenim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close