
CEO i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin ka qenë në një intervistë.
Temë kryesore diskutimi ishte ajo e Julian Alvarezit, i cili po lidhet me transferim te Barcelona dhe se vet kishte deklaruar se do të donte të largohej.
Por kështu nuk mendon edhe hierarkia e klubit, përfshirë CEO-në, Miguel Angel Gil Marin i cili tha se nuk është në shitje.
Ai më tutje tha se i ka kumtuar këtë vendim edhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.
“Fola personalisht me Laportën. I thashë: Të lutem, lëre të shkojë. Nuk duam ta shesim Julián Álvarez dhe nuk do ta shesim. Mos këmbëngul më. Por ai e mban gjallë këtë situatë sepse, pjesërisht, e shijon. Ai është mendjelehtë dhe i pëlqen ta ruajë këtë marrëdhënie me tifozët dhe median, por ai e di shumë mirë se Alvarez nuk do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Gil Marin.
Alvarez, po përgatitet për finalen e madhe të Botërorit ku do të përballet këtë të dielë me kampionin e Evropës, Spanjën.



