
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani gjatë ditës së sotme ka takuar në një drekë pune dy homologët e tij Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva, dhe Ambasadorin e Suedisë, Ola Sohlström.
Kënaqësi të takohem me miqtë e mi, Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva, dhe Ambasadorin e Suedisë, Ola Sohlström. 


Një bisedë miqësore mbi zhvillimet e fundit në rajon, perspektivën evropiane dhe rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet partnerëve. 
Miqësitë e mira dhe shkëmbimi i hapur i mendimeve mbeten gjithmonë një vlerë e shtuar në shërbim të bashkëpunimit dhe të një të ardhmeje më të mirë për rajonin. 



