LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti pret Yll Limanin, së bashku vizitojnë universitetin “Nënë Tereza”

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka pritur në Shkup këngëtarin e njohur Yll Limani me të cilin së bashku kanë vizituar punimet në Universitetin “Nëna Terezë”.

Shkupi sot mirëpret një prej zërave më të spikatur të muzikës shqiptare. Para koncertit të tij, bashkë me Ylli Limanin vizituam Universitetin Nënë Tereza, ku pamë nga afër ecurinë e ndërtimit të kampusit universitar, një nga investimet më të mëdha në historinë e shtetit tonë për arsimin në gjuhën shqipe. Ishte simbolike që pikërisht aty të flisnim për të ardhmen e të rinjve dhe për rëndësinë e investimit te dija.
Biseduam për të rinjtë, për rëndësinë e krijimit të mundësive për ta dhe për projektet që po i realizojmë në funksion të rinisë shqiptare. Më bëri përshtypje fakti se, përtej suksesit si artist, Ylli është një i ri me kulturë, mendim të pjekur dhe një mënyrë të veçantë të të parit të gjërave.
Besoj se arti dhe kultura kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të frymëzuar brezat e rinj, po aq sa edhe politikat e mira. Prandaj, artistë si Ylli janë më shumë se emra të suksesshëm në skenë; ata janë modele që ndikojnë te mijëra të rinj.
I urova një koncert të suksesshëm sonte në Shkup dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij artistik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close