LajmeSport

Banderola politike e Argjentinës sjell vendimin e FIFA-s, Lo Celso, Otamendi dhe Martinez, a do t’i kushtojë atyre kjo gjë finalen?

FIFA pritet të hapë procedim disiplinor ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), pas pankartës me mesazh politik të shfaqur nga disa lojtarë menjëherë pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, shfaqja e mesazheve politike në stadiume është e ndaluar dhe për këtë arsye organi qeverisës i futbollit botëror pritet të nisë një hetim disiplinor ndaj AFA-s.

Banderola u vendos në fund në fushë nga Lo Celso, pasi disa lojtarë fillimisht e kishin lënë mënjanë. Në këtë fazë, një gjobë financiare ose një paralajmërim konsiderohen masat më të mundshme, ndërsa nuk ka asnjë sinjal për pezullime sportive para finales.

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës do të zhvillohet më 19 korrik, ndërsa vendimi i FIFA-s për këtë çështje prtet të merret vetëm pas përfundimit të turneut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close