
Grupi islamist Kataib Hezbollah (Brigadat e Hezbollahut në Irak) ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që do të vrasë presidentin amerikan Donald Trump ose do të ndihmojë në organizimin e një sulmi ndaj tij.
Organizata thekson se shpërblimi nuk i drejtohet vetëm autorit të një sulmi të mundshëm ndaj Trump, por edhe çdo individi, grupi apo organizate që do të kontribuojë, lehtësojë ose organizojë një operacion të tillë.
“Vrasësi i tyre nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe turpi do ta ndjekë atë, si dhe qeverinë e tij, për aq kohë sa të jetojnë”, thuhet në deklaratë.
Grupi njofton se fondi prej 10 milionë dollarësh është mbledhur nga donacionet e mbështetësve dhe anëtarëve të tij, ndërsa në fund të deklaratës theksohet se “hakmarrja mbetet një premtim i shenjtë”, duke përsëritur kërcënimet ndaj presidentit amerikan.



