LajmeRajon

Nikollë Camaj: E ardhmja politike e Snezhana Paunović mund të jetë si ajo e Millosheviqit në vitin 2001, apo e Rankoviqit në vitin 1966

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka deklaruar se për sa kohë në institucionet e Serbisë vazhdojnë të ketë zyrtarë që shprehin nostalgji për politikat kriminale të së kaluarës dhe nuk distancohen qartë nga krimet e luftës, nuk mund të ketë perspektivë të mirëfilltë për marrëdhënie të qëndrueshme në rajon.

Në një prononcim për Euronews Albania, Camaj tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të rishqyrtojnë nivelin e komunikimit politik me autoritetet serbe, ndërsa Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë me hapa konkretë në përballjen me të kaluarën dhe respektimin e vlerave evropiane.

Ai ngriti edhe pyetjen nëse qasja e deritanishme e faktorëve ndërkombëtarë ka qenë e drejtë, duke vënë në diskutim prioritetet e drejtësisë në raport me luftën në Kosovë.

“Dialogu ndërtohet mbi të vërtetën, drejtësinë dhe respektin për viktimat, jo mbi mohimin, relativizimin apo lavdërimin e ideologjive që sollën vuajtje të panumërta në Ballkan”, u shpreh Camaj.

Këto komente u bënë si pjesë e mesazhit të tij të transmetuar në Euronews Albania.

Ja postimi plotë:

E ardhmja e Snezhana Paunoviq si e Millosheviqit më 2001, si e Rankoviqit më 1966…

Derisa në institucionet e Serbisë të ketë zyrtarë që shprehin nostalgji për politikat kriminale të së kaluarës dhe nuk distancohen qartë nga krimet e luftës, nuk ka të ardhme.

Në ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova duhet të rishqyrtojnë nivelin e komunikimit politik me autoritetet serbe, kurse Europianët duhet dhe besoj se do ta kushtëzojnë Serbinë.

A thua, nga europianet, më parë është dashtë të arrestohet nje Kosovar i luftës mbrojtëse, apo një promovuese i krimeve të luftës sulmuese.

Dialogu ndërtohet mbi të vërtetën, drejtësinë dhe respektin për viktimat, jo mbi mohimin, relativizimin apo lavdërimin e ideologjive që sollën vuajtje të panumërta në Ballkan.

Elemente të mesazhit tim të sotëm, në Euronews Albania…

Related Articles

Back to top button
Close
Close