
Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti për RTV21 vlerëson se është e panevojshme zvarritja e mbajtjes së seancës për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i duhet një subjekt politik i cili ia plotëson nevojat e tij ligjore dhe kushtetuese për zbatimin e politikave.
“Zoti Kurti po dëshiron ta ketë të gjithë pushtetin në duart e veta dhe të ketë një aleat që ia plotëson nevojat që i ka sipas ligjit dhe Kushtetutës për votim, e pastaj ta bëjë lojën politike ashtu siç e mendon vetë. Ne tash e dy vjet po shkojmë nga zgjedhjet në zgjedhje dhe situata është mjaft alarmante edhe për miqtë tanë perëndimorë.”, tha Haliti.



