
Pamje të reja kanë hedhur dritë mbi incidentin mes Jude Bellingham dhe Valentin Barcos pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Botës, ku Argjentina mposhti Anglinë me rezultatin 2-1.
Sipas mediave britanike, Barco, i cili nuk u aktivizua në takim, vrapoi drejt fushës për të festuar me shokët e skuadrës pas golit të barazimit të Enzo Fernandez në minutën e 85-të. Ndryshe nga lojtarët e tjerë rezervë, 21-vjeçari shkoi drejt futbollistëve anglezë, duke festuar shumë pranë tyre.
Pamjet tregojnë se Barco u përball fillimisht me një shtyrje nga mbrojtësi John Stones, përpara se të largohej drejt pankinës.
Ky episod mendohet se ndikoi në reagimin e Jude Bellingham pas përfundimit të ndeshjes. Mesfushori i Anglisë e goditi me shuplakë Barcon, duke shkaktuar menjëherë reagimin e futbollistit argjentinas, i cili u kthye dhe e shtyu Bellingham. Më pas ndërhyri edhe kapiteni Nicolas Otamendi për të qetësuar situatën.
Incidenti nuk u pa nga arbitrat gjatë ndeshjes, por FIFA mund ta shqyrtojë rastin përmes pamjeve televizive dhe të marrë masa disiplinore ndaj Bellingham. Nëse ndëshkohet, ylli anglez rrezikon të humbasë ndeshjen për vendin e tretë ndaj Francës, e planifikuar të shtunën.
Valentin Barco është një emër i njohur për tifozët e Premier League, pasi zhvilloi shtatë ndeshje me Brighton. Verën e kaluar ai u transferua te Strasbourg, ku spikati si mesfushor dhe mbrojtës i majtë. Sipas raportimeve, Barco pritet t’i bashkohet Chelseat gjatë kësaj vere, megjithëse transferimi ende nuk është zyrtarizuar.



