Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u diskutua për ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, pas aludimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme.
Gjatë rubrikës së shoëbizit u tha se disa fotografi të publikuara nga Benita kanë nxitur komente në rrjet, duke bërë që shumë ndjekës të spekulojnë për një shtatzëni.
Megjithatë, panelistët theksuan se nuk ka asnjë konfirmim nga vetë Benita dhe se spekulimet nuk mbështeten në ndonjë deklaratë publike.
“Derisa Benita nuk ka bërë diçka publike ose nuk ka thënë që ka një partner, nuk e kuptoj se si dalin menjëherë aludime për shtatzëni”.
Po ashtu u përmend se Benita është duke punuar në projekte të reja muzikore.
Ajo gjithashtu ka konfirmuar se projekti i saj i ri, i quajtur “Bugatti 2”, pritet të publikohet gjatë kësaj vere.



