LajmeMaqedoniTopLajm

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Përfaqësues të koalicionit VLEN zhvilluan një takim pune me përfaqësues të International Republican Institute (IRI), ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, transparencën institucionale, pjesëmarrjen qytetare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim u theksua rëndësia e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare si partnerë të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend.

Nga VLEN vlerësuan se dialogu i hapur dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten elemente kyçe për përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

Koalicioni VLEN ritheksoi përkushtimin e tij për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe demokratike, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të interesit të qytetarëve dhe avancimit të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close