LajmeMaqedoni

VLEN zhvillon takim me IRI-n, diskutohen proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Përfaqësues të VLEN-it kanë zhvilluar takim pune me përfaqësues të International Republican Institute (IRI), ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale politike, transparenca dhe forcimi i proceseve demokratike.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për pjesëmarrjen qytetare, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen mes palëve.

Nga VLEN kanë theksuar se institucionet dhe organizatat ndërkombëtare mbeten partnerë të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike dhe në forcimin e bashkëpunimit institucional.

“VLEN mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të institucioneve demokratike, dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të interesit të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit”, thuhet në komunikatën e partisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close