LajmeRajon

Deklarata tronditëse e ministres serbe, ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Provojeni! Liria ka emër

Deklarata tronditëse e ministres serbe, ish-ambasadori i Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të kishte qenë në vendin e Slobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Duke shpërndarë një postim të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, Cufaj iu drejtua ministres serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç me fjalët:

“Petrit, falemnderit që si gjithmonë na informon. Ministres serbe dhe Vuçiçit mund t’u thuash: provojeni! Liria ka emër,” ndërsa përmend ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Paunoviç i bëri komentet gjatë një interviste për televizionin serb “Kurir”. Pas reagimeve, ajo pretendoi se me “spastrim etnik” nënkuptonte dëbimin e shqiptarëve drejt Shqipërisë dhe jo vrasjen e tyre.

Deklarata është dënuar edhe nga Bashkimi Europian, i cili theksoi se në Europë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik. Autoritetet e Kosovës e kanë shpallur ministren serbe person “non grata”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close