LajmeRajon

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk jep deklarata për çështje konkrete që janë në proces.

I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg, ndërsa Berisha është i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në Prokurori, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.

“Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi ai.

Lidhur me pretendimet për afera ndaj kryeministrit Rama, Braho tha se çdo akuzë duhet të mbështetet me prova. “Sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse keni prova, paraqitini në organin kompetent. Ajo që them unë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, u shpreh kreu i SPAK.

Ndërsa për çështjen e ndërtimeve në Kurbin, Braho konfirmoi se procedimi është ende në fazën e hetimit. “Në lidhje me çështjen e ndërtimeve në Kurbin, është një çështje në hetim”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close