LajmeShowbiz

Cllevio zbulohet me partneren e tij: Një histori dashurie që ngjall kuriozitet

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, po kalon një periudhë të re dhe pozitive në jetën e tij, e cila është e mbushur me emocion dhe surpriza.

Pas lirimit të tij, ai ka vendosur të përkushtohet plotësisht muzikës dhe performancave në klube, duke u rikthyer me energji të re pranë fansave të tij të shumtë. Kjo rikthim ka sjellë një valë të re entuziazmi dhe pritshmërish për të ardhmen e tij artistike.

Por, ajo që po tërheq më shumë vëmendjen është jeta e tij private. Cllevio ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente intime krah partneres, duke zbuluar një anë të re të tij.

Me postimet e tij në Instagram, reperi ka publikuar foto të veçanta, ku shfaqet krah partneres së tij, duke treguar se ka lënë pas të kaluarën e tij të trazuar dhe po shijon një qetësi shpirtërore krah personit të zemrës.

Një nga imazhet e tij, i shkrepur para pasqyrës, përmban një mesazh të veçantë: “E fus gjum tregoj nga e shkuara.” Kjo tregon se ai është në një fazë të re të jetës, duke e pranuar të kaluarën dhe duke u fokusuar në të tashmen.

Një tjetër foto tregon dyshen të përqafuar duke ecur, ku Cllevio ka shkruar një dedikim të veçantë:“E çoj nga e ardhmja plot inspirime, aventura.”

Edhe pse ai ka vendosur të ndajë lumturinë e tij me publikun, Cllevio ka qenë i kujdesshëm për të mbajtur identitetin e partneres së tij misterioz. Ai nuk ka zbuluar emrin apo profilin e saj, duke shtuar kështu kureshtjen e ndjekësve të tij.

Kjo ka bërë që ndjekësit të fillojnë aludimet për identitetin e bukuroshes që ka fituar zemrën e reperit të njohur. Kjo lidhje, megjithatë, duket se ka një histori më të gjatë, pasi ai kishte zbuluar më parë se është në një marrëdhënie dashurie prej gati dy vitesh.

Cllevio ka treguar se gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë, ata kanë pritur njëri-tjetrin, duke vërtetuar se kjo romancë ka kaluar sprova të mëdha përpara se të bëhej publike. Një histori dashurie që ngjall kuriozitet dhe emocion për të gjithë ata që e ndjekin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close