
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti së bashku me kryeministrin Hristjan Mickovski kanë qëndruar në komunën e Sarajit ku kanë përuruar fillimin e punimeve për ndërtimin e këtij projekti madhor , ku qeveria ka ndarë rreth 6milion euro për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë, një nga projektet më të rëndësishme për Sarajin, shkruan Top24
6 milionë euro për Lumin e Thatë, për Sarajin.
Një tjetër projekt madhor po hyn në zbatim. Një tjetër problem shumëvjeçar po merr zgjidhje.
Sot, bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Ministrin Muhamet Hoxha dhe Kryetarin Muhamet Elmazi pamë nga afër në nisjen e punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë, një nga projektet më të rëndësishme për Sarajin.
Projekti përfshin rregullimin e shtratit të lumit në afro 12 kilometra, nga Bojana deri në Gllumovë, me një investim prej 6.2 milionë euro. Punimet do të zhvillohen në faza deri në vitin 2029.
Kështu, rregullimi i shtratit të lumit mbron qytetarët, shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën. Dhe i jep fund një problemi që për vite ka mbetur vetëm premtim.
Ndërkohë, Saraji po tregon se kur bashkëpunojnë pushteti lokal dhe ai qendror, rezultatet nuk vonojnë.
Ky është standardi i qeverisjes sonë: më shumë projekte, më shumë investime, më pak justifikime. Sepse qytetarët nuk kanë nevojë për premtime. Kanë nevojë për rezultate.
Urime!!



