
Kryeministri Hristian Mickoski thotë se qëndrimi i tij lidhur me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme është i qartë dhe se kjo Qeveri ka mandat deri në vitin 2028, periudhë në të cilën qytetarët presin që pushteti t’i përmbushë premtimet që janë dhënë para zgjedhjeve. Por, thotë, çdoherë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidës për zgjedhje të parakohshme nëse sfidohemi për atë.
“Opozita është e ngarkuar sepse shpesh tek ata punon Frojdi dhe ky është problemi më i madh që mendoj se për momentin e kanë. Qëndrimi im është i qartë se kjo Qeveri ka mandat deri në pranverën e vitit 2028. ne jemi të fokusuar në atë mandat dhe në atë të reflektojmë për atë që qytetarët e presin nga ne, përfshirë edhe projekte të këtilla kapitale”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Saraj. Por, kuptohet, potencoi ai, nëse sfidohen, ata janë këtu, të gatshëm t’i përgjigjen asaj sfide.



