BotaLajme

Eurodeputeti Sandro Gozi kërkon shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për spastrimin etnik në Kosovë

Ai deklaroi se qëndrimet e Paunoviçit lidhen me politikat për të cilat ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa zyrtarë të tjerë serbë dhe jugosllavë u dënuan për krime lufte.

ITALI- Deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, për Kosovën kanë shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare. Eurodeputeti italian Sandro Gozi i ka cilësuar ato si skandaloze, dhe i ka kërkuar presidentit Aleksander Vuçiç që të marrë masa ndaj ministres.

Ai deklaroi se qëndrimet e ministres lidhen me politikat për të cilat ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa zyrtarë të tjerë serbë dhe jugosllavë u dënuan për krime lufte.

““Në çdo demokraci të bazuar në sundimin e ligjit, deklarata të tilla do të ishin të papajtueshme me ushtrimin e një funksioni publik. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, tha Gozi.

Reagimi i eurodeputetit erdhi pas deklaratës së Paunoviçit për televizionin serb “Kurir”, ku ajo u shpreh se, nëse do të kishte qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte ndjekur një politikë të spastrimit etnik në Kosovë. Deklarata ka nxitur reagime dhe dënime edhe nga institucionet dhe figura politike në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close