LajmeSport

Jo vetëm lavdi, por edhe miliona/ Çfarë përfiton Tuchel nëse thyen “mallkimin” 60-vjeçar të Anglisë

Kombëtarja angleze ndodhet vetëm dy hapa larg lavdisë absolute në Kupën e Botës, dhe bashkë me të, edhe trajneri Thomas Tuchel është në prag të një shpërblimi të jashtëzakonshëm financiar dhe historik.

Sipas raportimeve të fundit, nëse tekniku gjerman arrin të rikthejë trofeun e shumëpritur në Angli, ai do të përfitojë një bonus të majmë prej 3 milionë paundësh. Kjo shifër e vendos atë në listën e trajnerëve më të vlerësuar financiarisht në historinë e stolit të “Tre Luanëve”.

Rrugëtimi i Anglisë deri në gjysmëfinalet e turneut mban padiskutim vulën e Tuchel. Rruga e tij nuk ishte e lehtë, pasi ai u përball me kritika të ashpra dhe polemika të forta para Botërorit për shkak të vendimit të guximshëm për të lënë jashtë listës emra me peshë si Phil Foden, Cole Palmer dhe Harry Maguire. Megjithatë, fusha e lojës i ka dhënë plotësisht të drejtë. Gjermani ka arritur të ndërtojë një skuadër solide dhe tepër konkurruese, duke i mbyllur gojën skeptikëve.

Përtej milionave, pesha e vërtetë e këtij suksesi do të ishte ajo historike. Një triumf i mundshëm në finale do t’i jepte fund “agjërimit” të gjatë 60-vjeçar të Anglisë (që prej vitit të largët 1966), duke e kthyer Thomas Tuchel në një legjendë të padiskutueshme të futbollit britanik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close