LajmeMaqedoni

Takim i Gjorgjievskit dhe Hoxhës për projekte ekologjike me qëllim të Shkupit më të shëndoshë

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, sot zhvilluan takim pune kushtuar disa temave të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor në kryeqytet.

Kryetari përmes një postimi në Fejsbuk sonte informoi se në takim ishin konfirmuar sfidat dhe mangësitë konkrete për çka në periudhën e ardhshme do të punohej bashkë dhe të koordinuar.

Ne i kushtuam rëndësi të veçantë përfundimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, një nga projektet më të rëndësishme mjedisore për Shkupin, i cili do të mundësojë lum Vardar më të pastër, mbrojtje më të mirë të ujërave nëntokësore dhe mjedis më të shëndoshë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm” theksoi kryetari i komunës.

Në takim u bisedua edhe për projekte të reja të përbashkëta që përfshijnë rregullimin dhe pastrimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve dhe pikave kritike përgjatë qytetit, me qëllim të mbrojtjes më të mirë nga vërshimet, siguri më e madhe dhe Shkup më i pastër, më i rregulluar dhe më i shëndoshë.

Gjorgjievski theksoi se me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja që merret nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe nga Qeveria.

“Jam i bindur se përmes punës së përbashkët, të përgjegjshme dhe të koordinuar do të arrijmë rezultate konkrete dhe të dukshme në interes të të gjithë banorëve të Shkupit. Një mjedis i shëndoshë është detyrimi ynë ndaj çdo njeriu dhe ndaj brezave që vijnë”, përfundoi kryetari i komunës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close