
Gjatë ditës së sotme deri në orën 18:00 janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në sipërfaqe të hapura. Nga këto, dy janë ende aktivë, një zjarr është nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Njëri është ende aktiv, një zjarr pyjor në zonën e fshatit Bajkovë, komuna e Strumicës. Zjarri tjetër është në territorin e fshatit Garani, komuna e Kërçovës, ku është djegur bimësi e ulët dhe kashtë.
Nën kontroll është zjarri në komunën Novo Sellë, në rajonin e fshatit Mokrievë, ku është djegur vegjetacion i ulët.
Zjarret e shuara ishin në territorin e komunave Gazi Babë, Koçan, Tearcë, Çeshinovë – Obleshevë dhe Shuto Orizarë.


