LajmeMaqedoni

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Nën kujdesin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, Franca ka pritur dje dhe sot liderë evropianë, Sekretarin e NATO-s krerë shtetesh të rajonit.

Gjatë ditës së hënë është mbajtur “Samiti i Vullnetmirëve”, derisa sot në Paris po organizohet parada ushtarake e Francës e njohur si “Bastille Day”.

Në këto dy ngjarje janë parë prezentë liderë të shumtë nga rajoni, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vucic, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic e shumë të tjerë.

Megjithatë nuk është parë askush nga Kosova.

Në paradën ushtarake të organizuar sot, krahas presidentit të Francës janë parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai britanik Keir Starmer, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai kroat Andrej Plenkovic, presidenti serb, Aleksander Vucic, kryeministri malazias, Milojko Spajic, kryeministri bullgar, Rumen Radev.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka publikuar sot në faqen e tij në ‘facebook’ ndonjë aktivitet, derisa nga Zyra për Media e Kryeministrisë njoftimi i fundit për agjendë është ai i datës 11 korrik, ku Kurti ka marrë pjesë në një takim me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në zyrën e kryeministrit Albin Kurti për të parë nëse ka pasur ftesë nga Pallati Elysee për të marrë pjesë në ndonjërën prej ngjarjeve. Megjithatë s’ka marrë ndonjë përgjigje deri në momentin e publikimit të tekstit.
Fotografitë nga “Bastille Day”

Fotografitë nga Samiti i Vullnetmirëve

Related Articles

Back to top button
Close
Close