
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në Paris me rastin e Ditës Kombëtare të Francës, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Francës, kam nderin të jem në Paris, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara me rastin e 14 Korrikut.
I uroj popullit francez dhe Republikës Franceze këtë festë të rëndësishme kombëtare, duke shprehur mirënjohjen për miqësinë, partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Franca i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
14 Korriku është simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave mbi të cilat ndërtohet Evropa e bashkuar. Këto janë vlera që vazhdojnë të na bashkojnë dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.
Gëzuar Ditën Kombëtare të Francës! Vive la France!”, ka deklaruar Sali.













