LajmeMaqedoni

Dënim me kusht për Tatjana Dimitrovskën, ish-kryetaren e Antikorrupsionit

Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli fajtore ish-kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.

Gjykata i shqiptoi një dënim të vetëm me kusht me burgim prej një viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse gjatë tre viteve të ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Fajtor u shpall edhe revizori Mile Stolevski për falsifikim kompjuterik, me dënim me kusht prej gjashtë muajsh.

E treta e akuzuar, Biljana Petrovska-Manteva, është liruar, pasi prokuroria nuk e ka dëshmuar fajësinë e saj.

Sipas gjykatës, zbulimi i informacioneve zyrtare cenon integritetin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe paraqet shkelje të detyrës zyrtare. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej tetë ditësh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close