KurioziteteLajmeMaqedoni

“Nëse vdesim, vdesim bashkë”, rrëfimi i gruas që shpëtoi burrin pasi dritarja e avionit u ça gjatë fluturimit: E kapa nga këmbët dhe…

Momente paniku janë regjistruar në një fluturim të Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit, pasi një dritare e avionit u shkëput në ajër, duke bërë që një pasagjer të thithej pjesërisht jashtë kabinës.

Gruaja e tij, Svetlana Grkovic, rrëfen se e kapi menjëherë nga këmbët për ta penguar të dilte plotësisht jashtë avionit. “Gjysma e trupit të tij ishte jashtë. Mendova vetëm: ‘Nëse vdesim, vdesim bashkë’”, tha ajo për mediat serbe.

Sipas saj, edhe pasagjerët e tjerë ndihmuan për ta tërhequr 61-vjeçarin brenda avionit, ndërsa maskat e oksigjenit ranë dhe në kabinë u krijua panik.

Karovic pësoi djegie nga fërkimi dhe lëndime në dorë. Ai ndodhet ende në spital dhe, sipas bashkëshortes, ka humbur disa herë ndjenjat dhe nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Avioni vazhdoi fluturimin për rreth 30 minuta, derisa kreu një ulje emergjente në aeroportin e Selanikut.

Ryanair konfirmoi se avioni u kthye menjëherë pas ngritjes për shkak të shkëputjes së një dritareje gjatë fluturimit. Kompania bëri të ditur se një pasagjer mori ndihmë mjekësore pas uljes, ndërsa udhëtarët u transportuan më pas me një avion tjetër drejt destinacionit të tyre.

Ndërkohë, bashkëshortja e të plagosurit ka kritikuar kompaninë ajrore, duke deklaruar se ekuipazhi nuk i ndihmoi gjatë incidentit dhe se deri tani nuk është kontaktuar nga Ryanair.

Related Articles

Back to top button
Close
Close