
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi deklaratën si “një tjetër njollë turpi të neveritshme”, duke e krahasuar me një shprehje angleze.
“Ne shqiptarët kemi një shprehje për ujkun, por anglezët kanë një shprehje të ngjashme: ‘Leopardi nuk mund t’i ndryshojë njollat e tij’. Kjo deklaratë e një ministri serb është një tjetër njollë turpi të neveritshme”, ka shkruar Balla transmeton Klankosova.tv.



