
Policia e Tetovës ka arrestuar tre persona gjatë kontrolleve në komunikacion për shkelje të rënda të Ligjit për Sigurinë në Trafik.
Në Grupçin u arrestua L.D. (21) nga Larca, i cili drejtonte një automjet pa patentë shoferi.
Në rrugën “Iliria” u arrestua A.R. (22) nga Poroji, pasi drejtonte një motoçikletë pa patentë.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit në Tetovë u arrestua E.T. (22) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin edhe pse kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike.
Të tre janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjetet janë sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse penale.



