LajmeSport

‘Disa lidhje nuk thyhen kurrë’, Teuta rikthen Sherif Kallakun në shtëpi

Teuta ka zyrtarizuar një rikthim të rëndësishëm për sezonin e ri. Klubi durrsak ka prezantuar mesfushorin ofensiv, Sherif Kallaku, pas marrëveshjes së arritur me Vllazninë.

Ish-lojtari i Teutës rikthehet në Durrës me objektivin për të sjellë cilësi, eksperiencë dhe më shumë alternativa në repartin ofensiv të skuadrës. Drejtuesit e klubit bregdetar kanë besim se Kallaku do të jetë një element i rëndësishëm në projektin e ri dhe do të japë kontributin e tij për arritjen e objektivave.

Teuta e ka shoqëruar prezantimin me një mesazh simbolik, duke theksuar lidhjen e veçantë mes klubit dhe futbollistit.

“Disa lidhje nuk thyhen kurrë. Mirë se vjen në shtëpi, Sherif!”, ishte mesazhi i klubit durrsak për rikthimin e mesfushorit.

Në njoftimin zyrtar, Teuta shkruan:

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Sherif Kallakut, i cili është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës sonë. Kallaku rikthehet në Durrës për të dhënë kontributin e tij dhe për të vendosur cilësinë, eksperiencën dhe energjinë në shërbim të ekipit për sezonin e ri.”

Me afrimin e Kallakut, Teuta siguron një futbollist që njeh ambientin e klubit dhe kampionatin shqiptar, duke synuar të jetë një nga pikat e forta të skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close