
“Mirë se erdhe në Shqipëri! Këtu je gjithmonë i mirëseardhur”, tha ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani duke i uruar mirëseardhje ministrit të Politikës Sociale, Fatmir Limani, që siç tha “njëkohësisht e falënderova atë, si edhe familjen e tij patriotike, për kontributin e rëndësishëm dhe të sinqertë që kanë dhënë ndër vite”.
Meidani tha se pavarësisht zhurmës dhe përpjekjeve për ndarje, do të vazhdojnë ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin institucional dhe miqësinë e tyre dhe shtoi se “urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika.
“Bashkë me miqtë e mi, Ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Limanin, Ogerta Manastirliun, dhe zv.ministren Vilma Premti, mes studentëve të mrekullueshëm nga të dy anët e kufirit.![]()
![]()
![]()
Fjalën time e nisa duke i thënë mikut tim, Fatmir Limani: “Mirë se erdhe në Shqipëri! Këtu je gjithmonë i mirëseardhur!” Njëkohësisht e falënderova atë, si edhe familjen e tij patriotike, për kontributin e rëndësishëm dhe të sinqertë që kanë dhënë ndër vite.![]()
Pavarësisht zhurmës që krijojnë herë pas here individë të caktuar, të rinjtë vazhdojnë të japin shembullin më të mirë: dialogu, miqësia dhe bashkëpunimi janë gjithmonë më të forta se ndasitë artificiale.![]()
Ne do të vazhdojmë ta forcojmë edhe më tej bashkëpunimin institucional dhe miqësinë tonë, përtej çdo zhurme dhe çdo përpjekjeje për të na ndarë.
Falenderime Ogertës dhe Vilmës për kontributin dhe atmosferën!
Falënderim i veçantë për Sara Boden dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë për bashkëorganizimin e këtij kampi dhe për angazhimin e vazhdueshëm në krijimin e hapësirave ku të rinjtë njihen, bashkëpunojnë dhe ndërtojnë miqësi që zgjasin.![]()
Urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika”, shkroi Meidani në rrjetin social Facebook.


