
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi përmes një positmi në profilin e tij ka njoftuar se në repartin e kirurgjisë Torakale ka filluar aplikimi kirurgjikal i mushkërive me metodën Uniportal VATS.
“Uniportal VATS (Video-Assisted Thoracoscopic Surgery). Kjo është një metodë minimalisht invazive që realizohet përmes vetëm një prerjeje rreth 4 cm, duke përdorur një kamerë dhe instrumente të specializuara.
Kjo teknikë ofron një sërë përparësish, si:
* Dhimbje më të vogla pas operacionit;
* Shërim më të shpejtë;
* Qëndrim më të shkurtër në spital;
* Rezultat estetik më të mirë falë një prerjeje të vetme.” përcjellë Top24
Ndërhyrjet kirurgjikale të mushkërive me metodën Uniportal VATS
Kirurgjia torakale moderne po avancon vazhdimisht, duke bërë që ndërhyrjet kirurgjikale të mushkërive të realizohen me teknika gjithnjë e më pak invazive, duke i kthyer ato në procedura rutinë, të sigurta dhe me përfitime të shumta për pacientët.
Në këtë rast, pacienti u diagnostikua me pneumotoraks dhe iu nënshtrua trajtimit kirurgjikal me teknikën Uniportal VATS (Video-Assisted Thoracoscopic Surgery). Kjo është një metodë minimalisht invazive që realizohet përmes vetëm një prerjeje rreth 4 cm, duke përdorur një kamerë dhe instrumente të specializuara.
Kjo teknikë ofron një sërë përparësish, si:
* Dhimbje më të vogla pas operacionit;
* Shërim më të shpejtë;
* Qëndrim më të shkurtër në spital;
* Rezultat estetik më të mirë falë një prerjeje të vetme.
Përdorimi i teknikave bashkëkohore si Uniportal VATS është dëshmi e përkushtimit të ekipit tonë kirurgjikal për të ofruar trajtim të avancuar, të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta të kirurgjisë moderne.
Ky sukses është rezultat edhe i mbështetjes së vazhdueshme institucionale dhe përkrahjes së parezervë të drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. spec. Erzen Elezi, në krijimin e kushteve për zhvillimin e shërbimeve moderne kirurgjikale dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët tanë




