
Policia njofton se më 8 korrik 2026, rreth orës 21:55, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar një aksident i dyshuar trafiku në kryqëzimin e rrugëve “135” dhe “Savo Tasevski” në Tetovë.
Sipas denoncimit, një katërçikël me targa të Tetovës, i drejtuar nga Sh.A. (45) nga fshati Jazhincë, kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur.
Megjithatë, pas verifikimeve të kryera, zyrtarët policorë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë nga sistemi “Qytet i Sigurt” konstatuan se nuk bëhej fjalë për një aksident të vërtetë. Katërçikëli ishte sjellë në vendngjarje me një automjet të shërbimit të tërheqjes, ishte shkarkuar dhe më pas ishte përmbysur qëllimisht në trotuar nga disa persona, me qëllim që ngjarja të paraqitej si aksident trafiku.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës, automjeti është sekuestruar dhe është ndaluar për procedurë të mëtejshme.
Rreth orës 23:50, policia ka arrestuar drejtuesin e katërçiklit, Sh.A. (45), si dhe denoncuesin S.A. (44) nga fshati Xhepçishtë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim ndaj sigurimit”.
Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.



