LajmeMaqedoniTopLajm

Bujamin Hasani zgjidhet kryetar i degës së ASH-së në Saraj

Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e V të Aleancës për Shqiptarët, procesi i riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave partiake po vazhdon me intensitet në të gjitha degët. Në këtë frymë, sonte me sukses u mbajt edhe kuvendi zgjedhor i degës së Sarajit, ku me mbështetje unanime të kuvendarëve të pranishëm, për kryetar të degës u zgjodh Bujamin Hasani

Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i shoqëruar nga deputetë, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë të partisë. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e organizimit të fortë partiak, duke bërë thirrje për unitet, angazhim dhe mobilizim të plotë të anëtarësisë, me synim forcimin e mëtejshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe realizimin e objektivave të saj politike.

Kuvendi u zhvillua në një atmosferë të qetë, demokratike dhe bashkëpunuese, me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, anëtarëve dhe aktivistëve të degës së Sarajit. Diskutimet u karakterizuan nga përgjegjësi, vizion dhe gatishmëri për të kontribuar në forcimin e organizimit partiak.

Aleanca për Shqiptarët mbetet adresa politike e çdo shqiptari që beson në dinjitet, barazi dhe përfaqësim të denjë. Partia vazhdon të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontribut në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, në avancimin e pozitës së tyre në shtet dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Me unitet, përgjegjësi dhe përkushtim, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt realizimit të synimeve të përbashkëta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close